![Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta](images/news/tuneli llogarase hapet 5 korrik.jpg)
Rriten financimet nga buxheti per rrugen e Kombit: 5.6 mln euro vetem per 2019
Albanian Highway Concession, kompania që menaxhon mirëmbajtjen në rrugën e Kombit në 5 muajt e parë të vitit është financuar me 300 mln lekë ose 2.5 mln euro.
Albanian Highway Concession, kompania që nëpërmjet një kontrate koncensionare PPP menaxhon mirëmbajtjen në rrugën e Kombit në 5 muajt e parë të vitit është financuar me 300 milionë lekë ose 2.5 milionë euro, teksa deri në fund të vitit vlera e financimeve pritet të arrijë në 685 milionë lekë ose 5.6 milionë euro. Sipas burimeve nga Ministria e Financave, fondi vjetor, por që do të jepet nga taksat e shqiptarëve për kompaninë, ndahet në tre nen zëra, ku 305 milionë lekë janë defekte të fshehura të kontratës, 60 milionë lekë do të paguhen për supervizionin e kontratës dhe 305 milionë lekë ose 2.5 mln euro janë pagesa për subvencionin e trafikut të munguar.
Deri në fund të muajit maj 2019, buxheti disbursoi ndaj kompanisë rreth 300 milionë lekë ose 44 për qind të shumës vjetore të programuar. Kompensimin më të lartë e mori zëri “defekte të fshehura të kontratës”, me 268 milionë lekë ose rreth 2 milionë euro, ose rreth 84 e fondit vjetore për këtë zë. Të dhënat tregojnë se kompania ka marrë fonde më shumë se parashikimi i buxhetit 2019. Në projektbuxhetin 2019 qeveria raportoi se, koncensioni i rrugës së Kombit do të financohej me 580 milionë lekë më shumë, por nga të dhënat e rishikuara fondi qw do ti jepet kompanisë ketë vit është 685 milionë lekë, ose 18% më shumë.
Kompania e nisi të vjelë taksën në rrugën e kombit në mes të shtatorit të vitit që shkoi. Në pak më shumë se tre muaj aktivitet, të ardhurat e kompanisë shënuar 2.8 miliardë lekë. Sipas të dhënave nga bilanci, 46% e qarkullimit vjetor ishte nga zbatimi i së drejtës koncesionare, ndërsa 41% ishin “Të ardhura nga kontratat e ndërtimit”, që janë pagesa nga buxheti. Përveç taksave të drejtpërdrejta që përdoruesit e automjeteve do të paguajnë për Autostradën e Kombit, që shkojnë nga 5 euro për autoveturat deri në 22.5 euro për kamionët, qytetarët shqiptarë do të paguajnë edhe 9.4 miliardë lekë nga buxheti i shtetit për 13 vitet e para të kontratës si subvencion për trafikun e munguar, ndër to mbi 4 milionë euro do t’i jepen kompanisë për defektet e fshehura të kontratës.
Kontrata ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Albanian Highway Concession (kompanive Kastrati dhe Salillari) që fitoi të drejtën për të mirëmbajtur rrugën do të ketë afat 30-vjeçar, duke nisur që nga ky vit. Mirëpo, për shkak të periudhës së gjatë në të cilën shtrihet zbatimi i saj, kontrata nuk ka parashikuar të gjitha ngjarjet. Prandaj qeveria ka vendosur që nga buxheti i shtetit të disbursojë ndaj kompanisë koncesionare një shumë prej 563 milionë lekësh ose 4,4 milionë eurosh, si kompensim për defektet e kontratës. Kontrata në fakt rezultoi difektoze që në fillim të zbatimit të saj pasi, në momentin e negocimit kompanitë kur morën në dorëzim rrugën, gjetën më shumë dëme se sa qeveria kishte raportuar në projekt-kontratën e saj.
Për rrjedhojë, gjatë negocimit është rritur vlera e subvencionit nga qeveria drejt kompanisë edhe për këtë qëllim. Sipas parashikimeve nga kontrata, të ardhurat e kompanisë pritet të jenë rreth 400 milionë euro gjatë 30 vjetëve, nga të cilat rreth 338 mln euro do të financohen nga taksat dhe 66 milionë euro nga buxhetit i shtetit, kryesisht për trafikun e munguar. Koncensionari do të mirëmbajë vetëm aksin Milot – Morinë prej 110 kilometrash nga 160 kilometra që ka autostrada Durrës – Morinë./Monitor
Më të lexuarat
![Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta](images/news/tuneli llogarase hapet 5 korrik.jpg)
![18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke 18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke](images/news/bsh ankande letra vlere korrik shtator.jpg)
![130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin 130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin](images/news/fier vlore aksi vjeter tender rehabilitim.jpg)
![Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare](images/news/nendeklarimi pagave instat raporti.jpg)
![Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim](images/news/turizmi shqiperi media australiane.jpg)
![Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe](images/news/shqiperia niveli varferise europe raporti.jpg)
![Inflacioni baze bie ne nivelin me te ulet qe prej vitit 2021 Inflacioni baze bie ne nivelin me te ulet qe prej vitit 2021](images/news/inflacion niveli baze me i ulet 2021.jpg)
![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
![Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi](images/news/perkeqesohet hendeku ghinor 2024.jpg)
![Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien](images/news/rregullore per mikrokredittt.jpg)